Site icon Telegrafi

Gjendet i vrarë me armë zjarri 34-vjeçari në Fushë-Krujë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së premtes në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore.

Viktima është identifikuar si shtetasi I.N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Policia tha se nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version