Telegrafi

Gjendet vetura e vjedhur, arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Më 23 janar 2022 është raportuar për vjedhjen e një veture në Mitrovicë.

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicë bën të ditur se me të marr informatën ka dal në vend të ngjarjes, ku sipas ankueses vetura në fjalë për një kohë të gjatë ka qëndruar e parkuar.

Hetuesit policor të Stacionit Policor Jug Mitrovice, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, më 25 janar 2022, rreth orës 12:00 kanë arritur te gjejnë veturën dhe të identifikojnë dy persona të dyshuar.

Dy të dyshuarit F.H., 34 vjeçar dhe M.D., 33 vjeçar janë arrestuar dhe shoqëruar në stacioni policor, ku dhe janë intervistuar nga njësia e hetimeve, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Vjedhje e Rëndë”. /Telegrafi/