Një person shtetas i Zvicrës është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 17:04 në rrugën “Ilaz Agushi” në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/