Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur një serb në banesën e tij në Deçan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mesditë, një serb 48 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Deçan.

Policia me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe zjarrfikësit sot kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete.

“Viktima B. Q. lindur me 24.10. 1962 Serb/Kosovar, me vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë. Policia me t’u informuar për rastin ka marr veprime të nevojshme me qëllim të vend ndodhjes”, thuhet në  njoftim, përcjell Telegrafi.

“Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20 Policia së bashku më njësitin e Zjarrfikësve më urdhër të Prokurorit shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”.

Sipas Policisv, me urdhër të Prokurorit Shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version