Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i ri, i moshës 19 vjeçare, të premten është gjetur i vdekur në Stubicë, afër pikës kufitare në Kullë.
Sipas njoftimit të Policisë, më datën 01 maj 2020, Policia është informuar se në Stubicë (afër pikës kufitare Kullë) – Pejë, është një persona pa shenja jete.
“Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/