Pasditen e së premtes një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec.
Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, teksa thuhet se ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Viktima është mashkull, kosovar teksa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.
“Rahovec 17.04.2020-14:15. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton policia. /Telegrafi/