Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në Rahovec

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version