Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.
Klan Kosova mëson se ai ishte një tregtar i këtij qyteti, e që vdekja e tij ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Por ndonëse tashmë ora ka kaluar në 09:00 të mëngjesit, një fotografi e dërguar në adresë të Klan Kosovës tregon se trupi i pajetë ende nuk është larguar nga rruga.
Ndërkaq pas pothuajse tre orësh raportohet se Ekipa e Forenzikës gjendet në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.
————————————————
Vdekja e një personi në qendër të Pejës, policia jep detajet
Policia e Kosovës ka dhënë detajet rreth ngjarjes në Pejë, ku një person është gjetur i vdekur në qendër të këtij qyteti.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës Xhevat Ibra, ka treguar për KosovaPres-in se rreth orës 5:50 është informuar nga një dëshmitar se një person i shtrirë në rrugën “Konferenca e Bujanit”.
Ai thotë se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Mësohet se viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur më 1952.
“Rasti është cilësuar hetim i vdekjes, dhe hetuesit rajonalë do ta hetojnë rastin, në bashkëpunim me prokurorin”, tha Ibra.
————————————————————————–
Gjendet i vdekur një person në qendër të qytetit të Pejës
Një person është gjetur i vdekur në qendër të qytetit të Pejës.
Policia thotë se viktima është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress.
Ibra ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, duke shtuar se për detaje të tjera do të informojë me kohë.
“Mund të iu konfirmoj vetëm si rast. Trupi është dërguar për obduksion”, ka thënë Ibra.