Një person pa shenja jete është gjetur ditën e mërkurë në Prizren.
Policia bën të ditur viktima është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete rreth orës 18:35, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion./Telegrafi/