Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 05:30 në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë.
Po ashtu në raport thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/