Site icon Telegrafi

Policia jep detaje rreth vetëvrasjes që ndodhi ditën e martë në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e martë në Prishtinë.

Policia njofton se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, rreth orës 06:10, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version