Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në një fshat të Vitisë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në fshatin Sodovine e Jerlive të Vitisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se viktima mashkull K-Shqiptar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/