Një person pa shenja jete është gjetur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në një autoservis.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në një autoservis. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo.
Ahmeti shtoi më tej se “hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion”./Telegrafi/