Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Leposaviq.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, ku një person është gjetur i vdekur 500 metra larg shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se rreth 500 metra larg shtëpisë së tij është gjetur i vdekur vëllai i tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/