Një person është gjetur i vdekur në Sharban të Prishtinës. Viktima është gjetur pa shenja jete në kulmin e shtëpisë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, njofton policia.
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/