Një person (shtetas i Shqipërisë) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, në Klinë.
Siç thuhet në raport, njësitë relevante edhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/