Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në Istog

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në Istog, të enjten rreth orës 13:00.

Siç thuhet në raport, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia. /Telegrafi/

 

Exit mobile version