Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në Graçanicë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:05 në fshatin Kishnica, në Graçanicë.

Siç thuhet në njoftim, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

“Raportohet se  viktima mashkull kosovar  është gjetur  pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës, ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/