Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:05 në fshatin Kishnica, në Graçanicë.
Siç thuhet në njoftim, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës, ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/