Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Pidiq të Gjilanit, viktima mashkull kosovar ishte vërejte i shtrirë në fushë të hapur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/