Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e martë në Fushë Kosovë.
Policia bën të ditur se rreth orës 20:45 një person është gjetur pa shenja jete, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga njësiti policor ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/