Telegrafi

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 03:00, në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

“Nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete, viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Motivet e rastit deri më tani nuk dihen dhe janë duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/