Telegrafi

Gjendet i vdekur një burrë në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se në gjatë ditës së djeshme Shtime është gjetur një trup i pajetë një personi.

Sipas policisë bëhet fjalë për një burrë, trupi i të cilit është gjetur nga një kalimtar i rastit.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes  menjëherë kanë dal njësitë policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kishin konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkohë që rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shtime 10.05.2019-15:34. Është raportuar se në lokacionin në fjalë nga një kalimtar i rastit është gjetur një trup i pa jetë.

Në vendin  e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi mjekësor  të cilët kishin konstatuar vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.