Telegrafi

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur të enjten mbrëma në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në ora 20:40 në lagjen “Lakrishte”.

“Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Po ashtu njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raporton policor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/