Telegrafi

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Pejë

Foto: Arkiv

Një person i moshës 60-vjeçare është gjetur i vdekur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se viktima ishte gjetur nga një familjar.

“Në rrugën “Mbreti Zog” është gjetur pa shenja jete një person. Është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor që kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare”, tha Gashi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është duke u hetuar dhe cilësohet si “Hetim i Vdekjes”.