Një person i moshës 60 vjeçare është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Mitrovicë, 24.06.2021 – 22:15. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar i moshës rreth 60 vjeçare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/