Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj ka deklaruar për Telegrafin se një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe.
“Viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij)”, ka deklaruar Elezaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka deklaruar tutje Elezaj./Telegrafi/