Policia raporton se një person i gjinisë mashkullore është gjetur dje i shtrirë në rrugë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.