Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur në oborrin e tij një person në Kamenicë

Një vdekje e dyshimt ka ndodhur në Kamenicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Kamenicë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version