Një mik i afërt i Bobbi Kristina Brown, i cili e kishte gjetur vajzën e Whitney Houstonit pa ndjenja në vaskë në vitin 2015, ka vdekur si pasojë e mbidozës në Mississippi.
Sipas njoftimit të TMZ, Max Lomas kishte qenë së bashku me një shok në Mississippi në kohën kur kishte shkuar ta përdorte banjën.
Meqenëse, ai nuk ishte kthyer më, miku i tij ishte shqetësuar dhe kishte hyrë në banjë, për ta gjetur pa ndjenja në dysheme.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është shpallur i vdekur.
Më 31 janar të vitit 2015, Gordon e kishte gjetur Kristinan në vaskë të kthyer me kokë poshtë, në shtëpinë e saj në Georgia.
Ai ishte përpjekur t’ia jepte ndihmën e parë deri kur ka arritur shërbimi paramjekësor. Ajo ishte dërguar e gjallë në spital, ku ishte vënë në koma të induktuar.
Kristina qëndroi për disa muaj në atë gjendje, ndërsa vdiq më 26 korrik 2015, në moshë 22-vjeçare.
Edhe nëna e saj, diva e muzikës pop, Whitney Houston, u gjet pa ndjenja në një banjë hoteli më 11 shkurt të vitit 2012, kur edhe ndërroi jetë. /Telegrafi/