Policia ka njoftuar se ka gjetur një vajzë të mitur, e cila kishte qenë e raportuar si e zhdukur.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se e njëjta dyshohet se është dhunuar seksualisht, ku lidhur me rastin ka arrestuar edhe tre persona.
“Sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur), e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit, tre dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/