Site icon Telegrafi

Gjendet trupi i studentes e cila hapi derën me forcë dhe kërceu derisa aeroplani ishte në njëmijë metra lartësi

Trupi i studentes Alana Cutland besohet të jetë gjetur në Madagaskar gati dy javë pasi ajo u hodh për vdekje nga një aeroplan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi i zymtë u bë nga fshatarët vendas, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht për çdo shenjë të Alanas, 19 vjeçe, pasi ajo u hodh nga mbi njëmijë metra lartësi.

Shefi i policisë që ka drejtuar kontrollin konfirmoi se trupi ishte identifikuar si i saj, në bazë të ngjyrës së flokëve, këpucëve dhe veshjes.

Lexo po ashtu Hapi derën me forcë, studentja kërceu drejt vdekjes – derisa aeroplani ishte në njëmijë metra lartësi

Fshatarët janë duke u përgatitur për të bartur trupin në Anjajavy në veri-perëndim të Madagaskarit para se të fluturohet 400 milje me helikopter në kryeqytetin Antananarivo.

Ndryshe, studentja e Universitetit të Kembrixhit hapi me forcë një derë të një aeroplani dhe u hodh drejt vdekjes, ndërsa ishte në mes të ajrit.

Alana Cutland, 19 vjeçe, ra nga një aeroplan i lehtë Cessna ndërsa udhëtonte përsëri nga një shtëpizë e largët, ku po studionte gaforret, si pjesë e diplomimit të saj në shkencat natyrore.

Ndërkohë raportohet se ngjarja tragjike ndodhi 15 minuta pasi aeroplani u ngrit nga rajoni i largët i Analalava në Madagascarin verior. /Telegrafi/

Exit mobile version