Trupi i një pengu izraelit, i cili u kap nga militantët e Hamasit ndërsa ishte në një udhëtim me biçikletë, është nxjerrë nga Gaza, ka njoftuar ushtria izraelite.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se Ron Benjamin, 53 vjeç, po ngiste biçikletën e tij në Kibbutz Be’eri në Izrael kur u mor peng gjatë sulmit të 7 tetorit.
Ai tha: “Ronit i pëlqente të udhëtonte në Izrael dhe në mbarë botën, dhe ai e donte muzikën”.
E së fundmi, ushtria izraelite ka njoftuar se trupi i tij është gjetur nga forcat e saj që operojnë në Gazë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Sipas zëdhënësit kryesor të ushtrisë, kundëradmiralit Daniel Hagari, Benjamin “u vra brutalisht nga terroristët e Hamasit në kryqëzimin Mefalsim”.
Hagari tha se Benjamin u gjet së bashku me tre pengje tjera të vrara, eshtrat e të cilëve u zbuluan gjatë një operacioni të agjencisë ushtarake dhe inteligjencës izraelite Shin Bet.
Ndryshe, Benjamin dhe tre pengjet e tjerë ishin mes 252 personave të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.
Militantët e udhëhequr nga Hamasi kanë vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe kanë rrëmbyer rreth 250 të tjerë.
Gjysma e tyre janë liruar që atëherë, por Izraeli thot[ se ende rreth 100 pengje janë ende robër në Gazë. /Telegrafi/