Site icon Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në liqenin akumulues në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një grua 56 vjeçare është gjendur pa shenja jete sot në mëngjes rreth orës 07:30 në liqenin akumulues në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version