Site icon Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i një 39-vjeçareje në Prishtinë

Pasditen e së mërkurës, një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë.

Viktima ishte femër e moshës 39 vjeçare, ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë qe njësitet policore janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version