Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga Vushtrria, ai rezultonte i humbur që nga data 28 tetor

Është gjetur trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë, ai rezultonte i humbur që nga data 28 tetor.

Trupin e pajetë të Krasniqit e kanë gjetur Forcat e Sigurisë të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10:50 ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

“Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme”, vijon njoftimi./Telegrafi/