Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të djalit 3-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë.
Mësohet se trupi i 3-vjeçarit u gjet nga forcat RENEA.
Pas kërkimeve intensive të cilat vijonin prej tre ditësh, trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Dyshohet se nëna së bashku me tre fëmijët është vetë hedhur në ujërat e lumit, ndërkohë që trupi i Alma Arrazit nuk është gjetur ende.
Në anën tjetër, vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itinerarit të Almës dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale, sipas njoftimit të Prokurorisë së Shkodrës. /Telegrafi/