Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se është gjetur i riu nga fshati Veriq i Istogut, i cili rezultonte i humbur.
Në njoftimin e bërë nga kjo shoqatë thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.
Ndryshe, familjarët e A.D kishin kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e djalit të tyre, i cili ishte larguar nga shtëpia ditën e enjte, dhe se nga ajo ditë nuk kishin pasur ndonjë kontakt më të./Telegrafi/