Site icon Telegrafi

Gjendet i plagosur në rrugë një 42-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Policia njofton se një 42-vjeçar nga Bilishti është gjetur nga kalimtarët, i shtrirë në rrugë dhe me shenja dhune.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version