Telegrafi

Gjendet i pajetë 54-vjeçari në Vlorë, dalin dyshimet e para

Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Sipas policisë, viktima është me inciale A.L.

Grupi hetimor thotë se viktima u gjet në një kanal me ujë, ku dyshohet që të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

Hetuesit po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./TV Klan