Një punëtor (roje) i një objekti në ndërtim e sipër është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:10 në fshatin Pasjan, Partesh.
Siç thuhet në raport, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/