Telegrafi

Gjendet pa shenja jete punëtori i një shkolle në Partesh

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e hënë në fshatin Budrigë e ulët të Parteshit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/