Një person pa shenja jete është gjetur ditën e premte në fshatin Lutogllavë në Prizren.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:12.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/