Pronari i një hoteli në Fier është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë.
“Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit”, sipas policisë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vdekjes.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, njofton TCH.