Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Koplik të Shkodrës

Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një shtetasi të huaj është gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në Koplik.

Raportohet se viktima u gjet në afërsi të një pallati trekatësh në ndërtim, në dalje të qytetit.

Mësohet se viktima u konstatua rreth orës 21:45 nga një qytetar, i cili njoftoi policinë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ndërsa pritet që me ardhjen e specialistëve nga Shkodra të zbardhen më shumë detaje rreth shkaqeve të vdekjes së personit në fjalë.

Si identiteti ashtu dhe kombësia e tij momentalisht nuk dihen./TV Klan