Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një i ri në Deçan

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot në komunën e Deçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:30 të mëngjesit policia ka pranuar informatën nga familjarët e viktimës se kanë gjetur pa shenja jete djalin e tyre. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se është njoftuar edhe Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version