Një person është gjetur pa shenja jetë në Viti.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 17:50, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion./Telegrafi/