Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Suhodoll të Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Një i moshuar është gjendur pa shenja jete në Suhodoll të Mitrovicës.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa kanë thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Ekipet policore dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.