Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti nën hetim

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:18, në Prizren.

Tutje në raport, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi

Exit mobile version