Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Foto: Arkiv

Është gjetur pa shenja jete një person në Prizren njofton Policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Sipas policisë njësitet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia./Telegrafi/